
Graciano Merkaj qëndroi shumë pak në “Për’puthen”, por mjaftushëm për të bërë bujë me deklaratat e tij. Ish konkurrenti zbuloi në program se ishte biseksual dhe se kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të pagesës. I ftuar së fundmi tek Roza Lati, Graciano është shprehur:
“Këtu nuk ka lekë. Ke të bësh me shtetin për çdo gjë. Andej janë pagesat më të larta, je më i lirë. Nuk ja vlen të shitesh në Shqipëri, të flasim realitetin, për aq sa paguajnë këtu… në krahasim me vendet evropiane. Andej ka patur shumë shqiptarë që i kam njohur personalisht, që bëjnë këtë punë, madje edhe të martuar që lenë gratë këtej në Shqipëri. Edhe kur vijnë këtej thonë që bëjmë punë të tjera.Një ish konkurrent dhe një konkurrent aktual i programit më kanë ngacmuar.”