Deklaratat për kufirin/ Ministria e Jashtme serbe notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Beograd. Çfarë i kërkohet

17:08 07/10/20202min158
Bâtiment_officiel

Ministria e Jashtme e Serbisë ka thirrur ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, duke i dorëzuar një notë proteste në lidhje me deklaratat e dhënat siç thotë deklarata, gjatë mbledhjes së përbashkët midis qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja u zhvillua në Tiranë më 2 tetor, ku midis të tjerash u premtua edhe heqje e kufirit midis dy shteteve.

“Deklarata të tilla, që nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe provincën serbe të Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”- thuhet në deklaratën e Ministrisë serbe të Jashtme.

Shënimi gjithashtu vuri në dukje përpjekjet e përditshme të bëra nga zyrtarët më të lartë të Republikës së Serbisë në mënyrë që të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale politike dhe të gjitha marrëdhëniet e tjera me vendet fqinje.

Për këtë arsye, thuhet më tej, Ministria e Jashtme e Serbisë ka shprehur pritshmëritë që edhe zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, në të ardhmen të përmbahen nga deklaratat që prishin marrëdhëniet midis dy vendeve dhe që mund të “destabilizojnë rajonin”.

Ndërkohë që edhe Shqipëria i ka shprehur një notë proteste ambasadës serbe në Tiranë, ministria e Jashtme e Serbisë thotë se kjo notë proteste nuk është pranuar nga i ngarkuari me punë i Republikës së Serbisë në Shqipëri, për shkak siç thekson deklarata, “të pikëpamjeve të papranueshme të shprehura në të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto