Deklaratat e Ramës, Meta ia kthen “flakë për flakë”: Jetët e humbura po shtohen çdo ditë, ndalë njëherë e mirë tenderat sekretë për oligarkët

20:44 10/11/20202min72
ilir-meta-1-1-400x231

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit në drejtim të tij, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe liderëve të tjerë opozitarë.

Meta shprehet se jetët e humbura po shtohen përditë, ndërsa shton se qeveria duhet të ndalë njëherë e mirë tenderat sekretë për oligarkët dhe PPP-të.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!

 

Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!

 

Shto testimet!

Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!

Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!

A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?

A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?

Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto