Debat në Kuvend, Spiropali-Hajdarit: Vëri fre gojës, pije detin Rudina ta shohim ku do dalësh

11:39 24/09/20202min255
465656

Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Parlament hodhi akuza në drejtim të mazhorancës por edhe më konkretisht ndaj Kryeministrit Rama lidhur me pretimet e bëra për kodin zgjedhor.

Por kaq ka mjaftuar që Ministrja Elisa Spiropali ti përgjigjet me tone mjaft të ashpra, madje duke i kujtuar edhe se është bërë deputete nga listat e PD dhe jo nga votat e popullit.

“E nderuara Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Ju drejtove këtu deputetëve të PS, më të shumtat gra. Nuk ta kanë për borxh se i fyen në dinjitet, korrupsion… Brockollit këtu. Nuk të kemi asnjë borxh. Ne deputetët e mazhorancës mbajmë përgjegjësi për fytyrat tona, atëherë mbaj dhe ti përgjegjësi për të gjithë. Për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe politike. Nga ke dalë”, iu drejtua ministrja Rudina Hjadarit.

“Nëse do flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ke hyrë nga lista e PD. Dil tani dhe shiko sa vota merr. Dil e pije detin Rudina. Pije detin Rudina. Ta shohim ku do dalësh. Do dalësh në breg të lumit apo do dalësh në anën tjetër. Ta shikojmë.

Ne jemi kolegë këtu, nuk bëjmë pretenca prokurorie. Shko bëj në tjetër vend ato. Jemi këtu për rezolutën e Integrimit, për të cilën ti ke punuar në fakt me Taulant Ballën”, është shprehur Spiropali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto