Danimarka shkon drejt mbylljes së pjesshme/ Shkencëtarët: Kemi gjetur mutacion të COVID-19 tek “Nuselalet”

13:08 06/11/20202min96
utyuu-2-467x350

Danimarka ka vendosur një Lock-Down të pjesshëm në disa rajone për shkak se shkencëtarët kanë gjetur një mutacion tëCOVID-19 tek nuselalat daneze.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ky lloj mutacioni që ka pësuar COVID-19 mund të përhapet edhe tek njerëzit.

Lock-Down do të zgjasë deri më 3 dhjetor, por autoritetet nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. 17 milionë nuselala që ndodhen në Danimarkë do të hiqen nga vendi prej frikës.

Të enjten OBSH e konfirmoi diçka të tillë duke i cilësuar nuselalat si ”rezervuar të mirë” të COVID-19. Një fenomen i tillë është vënë re dhe në Spanjë e Holandë që nga fillimi i pandemisë teksa Danimarka krahas njerëzve ka nisur të numërojë rastet dhe tek nuselalat.

 

Me masat e reja baret, restorantet, transporti publik dhe sportet me dyer të mbyllura do të ndalohen pasi rastet në Danimarkë po rriten.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto