“Dallgët do të arrijnë në 3 metra, era të forta dhe rrebeshe“, institucioni shqiptar bën paralajmërimin e frikshëm

11:10 26/09/20202min188
bcb35e457c1866487bbccbfa4c02a8f2_L

Sot i gjithë vendi do të jetë me mot të keq, e prandaj duhet të bëhet kujdes.

Paralajmërimi ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, e cila ka bërë me dije se dallgët do të arrijnë në 3 metra dhe era do të jetë me shpejtësi 33 milje ose 53 km/h.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të adriatikut dhe jonit. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3 m dhe perioda 6s.Vendi ynë do të përfshihet nga era të forta dhe shi në formë rrebeshi me intesitet të lartë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit”, njofton Drejtoria Detare.

120048116_1219059905120146_473338236870458509_n.jpg
120200246_1219059941786809_5097594081700553050_n.jpg
120011929_1219059915120145_6315823271487014028_n.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto