Dalin pamjet brenda festës së ditëlindjes së Soni Malajt, krah të dashurit dhe miqve VIP

16:05 28/10/20202min113
soni-malaj4

Dhe sot, ajo ndau me ndjekësit pamje nga brenda festës së ditëlindjes, të organizuar me detaje.

Këngëtarja shfaqet krah partnerit të saj, familjarëve dhe miqve VIP, mes tyre Klodiana Shala dhe Sinan Hoxha.

Në video, gjithë vëmendjen e mori i dashuri i saj, i cili shihet duke qëndruar në krye të tavolinës së bashku me Soni Malaj dhe duke e shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes së mediave dhe rrallë herë publikon foto me biznesmenin, me të cilin është në një lidhje prej disa vitesh.

Ajo është nënë e një vajze, Annës e cila erdhi në jetë në vitin 2012 nga martesa me balerinin italian, Mirko Luccarelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *