Dalin nga kampi Al-Hol 4 fëmijë shqiptar dhe një person me aftësi të kufizuara

16:18 26/10/20203min75
Screenshot_41-1

Ka nisur riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare të bllokuar në kampin “Al Hol” të Sirisë.

Lajmi është dhënë nga “Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë”.

Njoftimi nga “Gjysmëhëna e kuqe“

Përpjekjet e përbashkëta humanitare sjellin familjet shqiptare në vendlindjen e tyre.

Ndërsa qeveria Siriane siguroi të gjitha lehtësitë e nevojshme, Gjysmëhëna e Kuqe Siriane ka mundësuar rikthimin në Shqipëri, të 4 fëmijëve  të cilët ndodheshin në kampin Al-Hol në Hasakeh, të ktheheshin në atdheun e tyre pas një kërkese të qeverisë Shqiptare.

Nën mbikëqyrjen e Inxh. Khaled Hboubati, President i SARC, familjet u janë nështruar fillimisht disa testeve mjekësore, e më pas “Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane”  i shoqëroi ata në Damask.

SARC falënderon Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe, në veçanti, Z. Francesco Roça, President i IFRC, dhe të gjithë partnerët Humanitarë, si dhe palët e interesuara në terren, për përpjekjet e tyre të bëra për të lehtësuar misionet humanitare të SARC u përpoqën të lehtësonin vuajtjet humanitare dhe të mbronin dinjitetin e njerëzve të prekur.

jë numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto