Deri tash dihet pak për lidhjet terroristit Kujtim Fejzullahu. Dhe, nëse i njëjti ka pasur edhe lidhje me ekstremisë në Kosovë. InDoks ka siguruar informacione që kishte kontakt me së paku një person në Kosovë, e që i njëjti i kishte kërkuar Fejzullahut që ta lidhte me një familjar të tij në ISIS i cili ishte në burg duke vuajtur dënimin. Këto informacione, që janë edhe biseda me ekstremistë të tjerë që njiheshin me të e përshkruajnë Fejzullahun si ai djali që “na jepte para për të ia dërguar hoxhës”, por pa e zbuluar se cilit imam.