Dalin burrat, hyjnë gratë/ Në Ballsh përkeqësohet situata, paralajmërohen protesta

10:47 15/10/20201min109

18 ditë ka zgjatur greva e urisë së naftëtarëve të Ballshit ku këtë të enjte raportohet se gjendja e tyre shëndetësorë është e përkeqësuar.

Zgjidhja për problemet e tyre duket larg, ku edhe nga takimi me përfaqësues të kompanisë së uzinës nuk u arrit asnjë marrëveshje.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se në takim u dhanë vetëm premtime boshe nga ata që lidhën kontrata dy muaj më parë.

Këtë të enjte është vendosur që grevën do ta vijojnë gratë e naftërarëve teksa paralelisht naftëtarët kanë paralajmëruar se do zhvillojnë paralelisht me grevën edhe protesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto