“Çunat janë zdromsa”/Rama i jep këshillë Veliajt: Mos i hyj më këtij muhabeti! Ja reagimi i kryebashkiakut

16:04 31/08/20202min149

Deklaratat e kreut të bashkisë së Tiranës se “çunat janë zdromsa” solli reagime të shumta në rrjetet sociale. Këtë fakt, kryeministri Edi Rama ia ka kujtuar Erion Veliajt gjatë një vizite në një familje në Petrelë, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama e këshilloi Kryebashkiakun Veliaj që të mos bënte diferencime mes vajzave dhe djemëve.

Biseda mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt

Erion Veliaj: Gëzuar princesha! Gëzuar! Po që je më e bukur se ajo atje. Je më e bukur se Froza.

Edi Rama: Mos hyre me këto, i bukur i shëmtuar, se na more në qafë me atë që the se: ‘të gjitha çunat janë zdromsa’. Të janë qepur të gjithë ty si ‘zdroms’. Mos i hyj më këtë muhabeti. Se na ngatërron kot.

Erion Veliaj: Pse nuk janë gratë më të ftilluara?

Edi Rama: Çunat janë të mirë, gocat janë më të mira. Po jo zdromsa? E di unë për ça e ke ti, që s’na u ndanë zdromsat, por nuk janë të gjithë si ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *