
Një mësuese dhe një sanitare janë prekur nga koronavirusi në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Fier.
Sipas inspektoratit të shëndetit publik, pas testit të kryer ka rezultuar pozititv një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9 vjeçare ‘Naim Frashëri’ në Fier.
Testi është kërkuar nga vetë personat e infektuar pasi janë shfaqur simptoma të virusit.
Nga ana e saj, drejtoria vendore të arsimit në Fier thekson se dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar.
Sipas drejtorisë, duke qenë se ende nuk janë hapur shkollat nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.
Për drejtorinë e arsimit në Fier mësohet se nuk do ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkolle në datën 14 shtator ndërsa po ndiqen procedurat e parashikuara nga ISHP për personat e infektuar.