Covid në Maqedoninë e Veriut/ Paralajmërimi i fortë i ministrit të Shëndetësisë: Po na mbarojnë mundësitë, ja kush është hapi i radhës

22:16 10/10/20202min130
filipce

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se nëse masat aktuale nuk mjaftojnë për të penguar përhapjen e koronavirusit, hapi i radhës do të jetë mbyllja totale.

Filipçe sqaron se Maqedonia e Veriut është ende shumë larg këtij hapi, por qeverisë po i mbarojnë mundësitë dhe nëse qytetarët nuk u përmbahen masave atëherë s’do të ketë zgjidhje tjetër.

“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg,  por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë.”-tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, raporton Alsat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto