Covid-19/Zvicra nuk e ndal turizmin,vendos të mbajë hapur qendrat e skive

17:22 04/12/20201min108
switzerland-ski-resorts-zermatt-matterhorn (1)

Teksa qeveria ka njoftuar masat e reja frenuese kundër Covid-19, Zvicra ka vendosur t’i mbajë të hapura resortet e skive, në shërbim të turizmit të brendshëm.Zonat e skive do të kenë nevojë për miratimin e autoritetit lokal për të operuar pas 22 dhjetorit, ndërsa transporti, që përfshin ashensorët e skive, trenat dhe gondolat, do të kufizohen në kapacitetin e dy të tretave nga 9 dhjetori.

Gjithashtu, u njoftua se leja për resortet e skive mund të anulohet nëse shihet se ato nuk i janë përmbajtur masave të rrepta të protokolleve anti-Covid, shkruan Reuters.Ajo që bie në sy, është qasja e ndryshme që ka Zvicra në krahasim më fqinjët, siç janë Franca, Italia dhe Gjermania, që kanë vendosur të mos i japin një ‘OK’ sezonit të skive gjatë periudhës së festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto