COVID-19/ Universiteti i Oksfordit jep lajmin e mirë: Vaksina mund të jetë gati pas Krishtlindjes!

16:00 04/11/20201min40
vaksina-676x450

Studiuesi kryesor i ekipit të testeve të vaksinës kundër koronavirusit në Universitetin e Oksfordit, Andrew Pollard, është shprehur “optimist” se testet e kryera nga Universiteti mund të sigurojnë efektivitetin e saj në përfundim të fazës finale. Faza finale e testeve pritet të përfundojë para fundit të vitit 2020.

I pyetur nëse vaksina do të ishte gati deri për Krishtlindje, ai tha:

“Ka një shans të vogël që të jetë e mundur, por unë nuk e di me saktës”.

“Testet tona janë vetëm një nga shumë të zhvilluara në të gjithë botën, disa prej të cilave mund të raportojnë rezultatet e tyre para fundit të vitit.” shtoi ai.

Një vaksinë e koronavirusit nuk është aprovuar ende dhe do të duhet të kalojë testet e sigurisë dhe efektivitetit përpara se të jetë gati për qytetarët.

Aktualisht po bëhen shumë përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto