Covid-19/ Shifra të larta të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

18:03 12/10/20201min113
covid-1-696x392

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar me bilancin e ri të rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, duke raportuar rritje të rasteve dhe viktimave.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë, 177 raste të reja janë regjistruar në vend në 24 orëshin e kaluar, nga gjithsej 778 testime të bëra.

5 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjithashtu sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 107 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 21113, numri i pacientëve të kuruar është 16301, numri i atyre që kanë humbur betejën me sëmundjen është 797.

A numri i rasteve aktive në vendin fqinj është 4015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto