
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë regjistruar 140 të infektuar me koronavirus dhe 6 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve.
Instituti i Shëndetit Publik bë me dije se 60 pacientë janë shëruar brenda 24 orëve.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur nga Covid-19 ka arritur në 689.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin fqinj janë diagnostikuar 16,557 persona.
Prej tyre, 13,792 pacientë janë shëruar.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2,076.