Covid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Kosovë

15:35 19/10/20201min96
koso-696x392-1 (1)

Kosova ka raportuar një rritje të rasteve me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar118 raste pozitive, nga 828 mostra të testuara.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes, 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK.

Numri total i rasteve pozitive është 17.009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.637.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto