Covid-19/ Rriten rastet në Maqedoninë e Veriut

18:51 30/09/20201min106
Covid Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka bërë me dije se 194 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 1697.

Në të njëjtën periudhë kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë, njëri nga Prilepi (80 vjeç) dhe njëri nga Velesi (54 vjeç).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 158 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 17.977, prej të cilëve 14.959 janë shëruar, ndërsa 739 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.279.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto