Covid-19 ‘rikthehet’ në Drejtorinë e Policisë Elbasan, rezultojnë pozitivë edhe dy policë

08:45 26/08/20201min87
Screenshot_1

Covid-19 rikthehet sërish në Drejtorinë e Policisë Elbasan, pasi mësohet se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dy oficerë të kësaj drejtorie.

Ndërkohë, mësohet se, dy efektivët janë vetë-karantinuar në banesat e tyre në këtë qytet, ndërsa nuk dihet ende se si apo ku janë infektuar.

Kujtojmë këtu që, disa ditë më parë në këtë Drejtori kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë, të cilët janë shëruar tashmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto