COVID-19/ Publikohen pamjet e rënda, “Një foto që shumë njerëz nuk do ta fshijnë nga sytë për muaj të tërë”

09:56 05/11/20202min252
2f2c645802a2af80737e2711d4a6bb4e_L-1

Mediat italiane kanë publikuar një foto që është mjaft e rëndësishme për të sensibilizuar njerëzit lidhur me situatën e COVID-19.

“Një foto që të lë pa frymë, e destinuar të bëhet simbol dhe të mos shuhet nga sytë e shumë njerëzve”, shkruan La Reppublica.

Në foto duket një varg i gjatë ambulancash përpara spitalit Mauritian në Torino, të gjitha në kolonë dhe me dritat e ndezura.

Ambulancat, ishin të angazhuara në transferimin e 10 pacientëve me covid-19, të cilët janë dërguar nga spitali i Torinos në spitalin në Tortona, në zonën e Alessandria, i cili është vetëm për pacientët me Covid-19.

“Një imazh që shumë njerëz nuk do ta fshijnë nga sytë e tyre për muaj të tërë, si shenjë e ngarkesës së punës për të gjithë personelin shëndetësor, me ndërrime rraskapitëse dhe pritje pafund”, shkruan La Repubblica.
Screenshot_4.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto