Covid-19 “prek” institucionet e drejtësisë, mbyllen dyert për qytetarët

10:51 22/09/20201min89
prokuroria-e-Tiranes-660x330-1

Një tjetër institucion në vend do të mbyll dyert për një periudhë të paktën 2 javore.

3 prokurorë në Prokurorinë e Tiranës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas këtyre rasteve puna e administratës do vijojë normalisht, por do ketë pengesa për qytetarët.

Sipas rregullit të vendosur, asnjë qytetarë apo avokat nuk do të lejohet brenda prokurorisë për të paktën 15 ditët në e ardhshme.

Gjithashtu një tjetër institucion i drejtësisë në vend është prekur nga Covid-19.

Janë infektuar me Covid-19 gjyqtari i Gjykatës së Posaçme dhe një prokuror i SPAK.

Puna vijon normalisht ndërsa janë shtuar kontrollet dhe matet temperatura e çdokujt që frekuenton institucionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto