Covid-19 përhapet keq në Elbasan / Infektohen dy efektivë të ‘Shqiponjave’ dhe shoferi i Drejtorit të Policisë

11:42 27/08/20201min25

Shqiponjat-1

Covid-19 vijon të infektojë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Mësohet se, së fundmi ka rezultuar pozitivë dy efektivë të skuadrës “Shqiponja”.

Po ashtu, i infektuar është konfirmuar edhe shoferi i Drejtorit të Policisë.

Kujtojmë këtu që, më herët në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit janë konfirmuar edhe të tjerë të infektuar.

Situata nga Covid-19 në vend vijon të jetë shqetësuese tepër shqetësuese, ku vetëm ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi 168 raste të reja dhe 4 humbje jete në dy spitalet Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto