Covid-19 përhapet frikshëm në Elbasan / 9 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 prej tyre në Prokurorinë e rrethit

13:38 21/09/20201min63

covidiii-1 (1)

Covid-19 ka ‘depërtuar’ në Prokurorinë e Elbasanit, pasi mësohet se kanë rezultuar pozitivë një punonjëse dhe një oficer i policisë gjyqësore në këtë institucion.

Të dy punonjësit janë të karantinuar në banesat e tyre, ndërsa pritet përgjigja për një tjetër punonjëse.

Sipas abcnews, nëntë persona në qytetin e Elbasanit kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit.

Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto