Covid-19 / Pëllumb Pipero pesimist: Nuk pres mrekulli as nga vaksina dhe as nga kurimi me plazmë! Armët tona të vetme janë…

11:40 17/09/20202min172
56ba654d95c52c703e37008b43589350_L

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, është shprehur në emisionin televiziv “Arena”, se nuk pret asnjë mrekulli në betejën me Covid-19, as nga përdorimi i plazmës së gjakut dhe as nga vaksina që pritet të dalë në muajt në vijim.

Pipero tha nuk dihet se sa e sigurt dhe efektive do të jetë vaksina, pasi ajo duhet të jetë testuar të paktën 6 muaj para.

Ndaj sipas tij, të vetmet “armë” që do kemi në dorë për të luftuar këtë virus janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Pëllumb Pipero:

“Janë marrë vendime në emergjencë e sipër dhe të padokumentuara shkencërisht deri në fund. Edhe nga plazma hiperimune nuk pres ndonjë çudi për shumë arsye.

Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës është vërtetuar se aty-aty shkon përfitimi.

Ndihmon por nuk bën mrekulli. Mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës por gjithsesi ende mbështetës.

Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga vaksina.Do të kemi një vaksinë para fundit të vitit ose në fillim të vitit që vjen.

Por nuk është problemi të kemi një vaksinë, problemi është e para se të jetë efektive, sa e sigurt është vaksina.

Për të provuar sigurinë e një vaksine duhen të paktën 6 muaj pas prodhimit prova klinike.

Ndaj në këtë histori e para është maska, së dyti distanca dhe së treti higjiena”, u shpreh Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto