Covid-19 nuk njeh limite, depërton në Universitetin e Vlorës, disa të infektuar në radhët e stafit akademik

11:03 21/09/20201min96
0e599963306188611080edc949f39185_L

Covid-19 ka hyrë tashmë edhe në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, pasi mësohet se disa anëtarë të stafit akademik të këtij universiteti kanë shfaqur shenja të sëmundjes dhe i janë nënshtruar tamponit, nga ku kanë dalë pozitivë me Covid-19 dhe menjëherë janë karantinuar në banesat e tyre.

Nuk dihet nëse pjesa tjetër e stafit i është nënshtruar testit, por nga ekipet e ISHP atje është bërë dezinfektimi i ambienteve.

Ndërkohë, mësohet se gjendja shëndetësore e të prekurve është e qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto