Covid-19/ Një tjetër vend regjistron më shumë se 1 milionë të infektuar

09:15 20/10/20201min135
Screenshot_142

Argjentina është bërë vendi i pestë në botë që ka regjistruar mbi 1 milionë raste me Covid-19.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 12,982 raste të reja duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1,002,662.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 451 vdekje të reja, që e çojnë numrin e përgjithshme të vdekjeve në vend në 26,716.

Me një popullsi prej rreth 45 milionë, Argjentina është vendi më i vogël që ka kaluar shifrën prej 1 milionë rasteve duke u radhitur pas SHBA-së, Indisë, Brazilit dhe Rusisë, që të gjitha kanë popullsi shumë më të madhe.

Argjentina është një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që mbylli kufijtë dhe vendosi masa të tjera për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Edhe pse shumë masa janë akoma në fuqi, përhapja e koronavirusit është intensifikuar në muajt e kaluar, veçanërisht në Buenos Aires.

Më shumë se 40 milionë raste me Covid-19 janë regjistruar në të gjithë botën, me mbi 1.1 milionë vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto