Covid-19/ Në Vaun e Dejës rezultojnë pozitivë 3 mësues

16:09 18/09/20202min92
Vau i dejes

Më 14 shtator nisi viti i ri shkollorë nën masa të rrepta sigurie, kundër përhapjes së Covid-19.

Por çdo ditë po raportohen raste të mësuesve apo edhe punonjës të tjerë të shkollave të infektuar.

këtë të premte është konfirmuar se 3 mësues në në shkollën e mesme te Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini” në Bashkinë Vau Dejës kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni përmes rrjetit social Facebook, ku thekson se tashmë mësuesit janë infektuar.

Prefektja Angoni ka inspektuar masat anti-covid në këtë shkollë.

Postimi i plotë:

Prefektja Angoni inspekton shkollat në Bashkinë Vau Dejës, tre mësuses që kanë rezultuar pozitiv janë zëvendësuar.

Në vijim të monitorimit të masave anti covid në institucionet arsimore në Qarkun Shkodër, Prefektja Angoni u ndal për një vizitë inspektuese në shkollën e mesme te Bashkuar “Mons. Luçjan Avgustini”, për të parë më nga afër sfidat e kësaj shkolle në përfundim të javës së parë të procesit mësimor.

Gjatë vizitës së saj zj.Angoni u shoqërua nga Drejtori i Arsimit, Shëndetësisë, Rinisë dhe Sportit si dhe përfaqësues të tjerë të strukturave vendore.

Në bazë të statistikave nga Zyra Vendore Arsimore Vau Dejës, rezulton se 3 mësues të kësaj shkolle janë prekur me #Covid19  ndërkohë që janë marrë masat për zevendësimin e tyre dhe nuk është cënuar procesi mësimor.

Institucioni Prefektit Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale to Shëndetësisë siguron për mbarëvajten e procesit mësimor në Qarkun Shkodër, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe rigorozitet maksimal në respektimin e masave anti covid në këtë situatë të pazakontë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto