Covid-19 në Kosovë, regjistrohet një tjetër shifër rekord e rasteve ditore

15:13 06/11/20201min62
covid-1-696x392

Kosova ka regjistruar sërish rritje rekord të rasteve me Covid-19 dhe të numrit të të vdekurve nga virusi vdekjeprurës.

Gjatë 24 orëve të fundit, Kosov ka regjistruar 728 raste pozitive nga 1.827 mostra të analizuara.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit, 12 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç),  Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 22.934 raste nga 103.839 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 732 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.981 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.221

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto