Covid-19/ Mjeku italian del kundër deklaratave që shkaktojnë terror për virusin dhe lëshon thirrjen e fortë: Asimptomatikët jo detyrimisht të sëmurë

13:59 08/11/20204min153
-800-0-5fa69365b8071

A mendoni se numri i tamponëve të kryer dhe rezultati që nxjerrim prej tyre mund të na ndihmojë disi, për shembull, për të menaxhuar më mirë të sëmurët?

“Absolutisht jo, sepse afatet kohore të ndërhyrjes, mbrojtja e të moshuarve, miratimi i masave korrekte janë plotësisht të pavarura nga pozitiviteti, nga pozitivet e reja ”, kështu është shprehur Alberto Zangrillo kreu i Përgjithshëm I sëmundjeve kardiovaskulare i spitalit Irccs San Raffaele në Milano dhe Zv Rektor i Universitetit të Vita-Salute San Raffaele. Doktori i njohur foli gjatë emisionit “Iceberg” në Telelombardia .

“Ka nga ata mjekë dhe eksperte, disa prej të cilëve punojnë edhe afër meje, të cilët pohojnë se ekuivalenca midis pozitivitetit dhe sëmundjes është krijuar, por unë ju siguroj jo. Sëmundja është një sëmundje e plotë kur paraqet ato karakteristika që fatkeqësisht shumë prej nesh i kanë njohur. Dhe tek këta paciente ne duhet të veprojmë në mënyrë korrekte në kohën e duhur ”.

Zangrillo bëri apel që të mos dëgjohen njerez që mbjellin terror mbi covid-19.

“Unë them se në këtë moment duhet të dëgjojmë dhe vlerësojmë njerëz që arsyetojnë në mënyrë racionale dhe që nuk përdorin domosdoshmërisht terrorin, sepse terrori është një këshilltar i keq dhe sjell një seri të tërë njerëzish në spitalet tona të cilët në një masë të madhe nuk duhet të vijnë në dyert e spitaleve, ”shtoi ai.

Doktori i njohur shton se duhet një strategji tjetër, që institucionet e shendetesisë të përqëndrohen tek ata që kanë komplikime të rënda dhe jo tek pozitivet pa simptoma.

“Ne nuk duhet të përqendrohemi në numrin e pozitiveve të reja, sepse ne nuk bëjmë asgjë përveç ngatërrimit të njerëzve dhe t’u japim atyre pamjen se në një farë mënyre ata janë potencialisht të sëmurë dhe në këtë mënyrë panikohen dhe mbërrijnë me shumicë në spital”.

Zangrillo vlerëson edhe vendimin e zyrtareve të Milanos të cilët hoqën dorë nga kryerja e detyrueshme e tamponëve për kontaktet direkte.

“ Është vendimi I duhur pasi nëse unë si kontakt  I një të sëmuri bëj tani tampon dhe dal negative..Cfarë ndryshon tek unë, 1 orë më pas? Thjesht sillem me më shumë papërgjeshmeri me idene që kanë rezultuar negative duke e shfrenuar më shumë veten, dhe ky është rrezik edhe më I madh. Në fakt ajo që duhet të bëjme është që të sillemi me shumë përgjegjëshmeri sociale dh eta bëjmë tamponin vetëm kur të jetë shumë e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto