Covid-19 ”mësyn” në shkollat shqiptare, deri tani mbi 20 mësues të infektuar në të gjithë vendin, disa prej tyre rrezikojnë mbylljen

12:34 18/09/20201min109
shkolla-7-750x375-1

I gjithë ynë vendi numëron mbi 20 mësues me koronavirus.

Vetëm në shkollën ‘’Jeronim De Rada’’ ka 9 mësues të infektuar, mes tyre edhe drejtoresha. Momentalisht në këtë shkollë ka një drejtoreshë të komanduar, ndërsa shumë mësues janë karantinuar për shkak të kontaktit me kolegët e infektuar.

Ndërkohë, një mësuese pozitive me Covid-19 rezulton në gjimnazin ‘’Partizani’’, një te ‘’Asim Vokshi’’, një mësuese te shkolla ‘’17 Shkurti’’ dhe ‘’Avni Rustemi’’ dhe dy mësuese në shkollat e Qesarakës.

Bëhet me dije së një pjesë e mësuesve janë infektuar para fillimit të shkollës, ndërsa tre nxënës janë izoluar që në ditët e para të nisjes së vitit të ri shkollor.

Mësohet se ditën e sotme, në Bulqizë kanë rezultuar pozitivë katër mësues të shkollës ”Shefqet Tançi” dhe pritet pezullimi i mësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto