Covid-19/ Maqedonia e Veriut raporton shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave

15:36 18/09/20201min85
covidiii-1

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërish shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 144 raste pozitive me Covid-19 nga 1545 testime të kryera.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohe kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë: një nga Kumanova, një nga Shtipi, dy nga Prilepi, një nga Tetova, një nga Strumica, një nga Vinica dhe një nga Kërçova.

Instituti për Shëndet Publik njofton se 97 pacientë janë shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 13.732

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 16.417, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 683. Numri i rasteve aktive është 2.002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *