Covid-19 ka pësuar mutacion/ Kapisyzi: Ja cila është forma më e rëndë, mbani maska

10:44 21/10/20202min100
Screenshot_1-96 (1)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetet sociale një video-mesazh të drejtorit të spitalit Covid-2, profesor Perlat Kapisyzi, ku bëhet thirrje për vendosjen e maskës si dhe mutacionet që ka pësuar virusi Covid-19, duke shtuar forcën e infektimit.

“Virusi Sars-COV-2 ka pësuar mutacion genetik ku një nga më të rëndësishmit është D 614 G, ky mutacion ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse duke rritur ngarkesën virale tek personi i infektuar. Tashmë shumë studime kanë vërtetuar se sa më e madhe ngarkesa virale, aq më e rëndë është forma dhe aq më e lartë është sëmundshmëria dhe vdekshmëria.

Ndaj në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet për secilin nga ne, sa herë që vendosim maskën aq herë mbrohemi, por edhe mbrojmë. Shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen që do të ishte me pasoja sociale dhe ekonomike”, shprehet Kapisyzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *