COVID-19/ Itali, masa të reja mbështetëse për sektorët e prekur

15:41 07/11/20202min73
itali-masa-696x464-1-525x350

Qeveria italiane vendosi sot masa të reja finaciare në mbështetje të sektorëve ekonomikë dhe familjeve të prekura nga masat e fundit kufizuese si pasojë e epidemisë së COVID-19.

Shuma e këtyre masave nuk është njoftuar në komunikatën zyrtare, por media italiane përmend një shifër prej rreth 2,5 miliardë euro.

Qeveria njoftoi këtë javë vendosjen e një shtetrrethimi në të gjithë territorin në orën 21:00 dhe të kufizojë katë rajone në të cilat situata epidemiologjike ishte më e rëndë.

Masat financiare të vendosura parashikojnë, mes të tjerash, një fond që do të financojë në mënyrë automatike aktivitetet ekonomike të rajoneve që duhet të kufizohen gjithashtu, një fond për të kompensuar humbjet e dyqaneve të vendosura në qendrat tregtare, pasi këto të fundit janë të mbyllura në fundjavë.

Në rajonet në kufizim, klasifikuar si zona të kuqe, në të cilat kolegjet janë mbyllur, një bpnus baby-sitter prej 1 000 euro është parashikuar gjithashtu.

Italia, që ka regjistruar më shumë se 40 000 të vdekur për më shumë se 820 000 raste, po përpiqet të frenojë përhapjen e epidemisë duke marrë masa të lokalizuara për të shmangur një rikufizim të përgjithshë, ashtu si në pranverën e kaluar, me kosto sociale dhe ekonomike shumë të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *