Covid-19 i merr jetën farmacistit të njohur

09:41 17/09/20201min162

infektivi-1 (2)

Shënohet një tjetër humbje e rëndë nga koronavirusi. Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në Tiranë farmacisti korçar 85-vjeçar, Romeo Zallemi. Ai kishte 20 ditë që ishte infektuar me Covid-19, por fatkeqësisht nuk arriti ta mposhtë sëmundjen.

Farmacisti nderohet dhe kujtohet në qytetin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj çdo qytetari, të cilëve u ka shërbyer prej më shumë se gjysmë shekulli.

Kujtojmë që dje në vendin tonë u regjistruan 144 raste të reja me Covid-19 dhe tre jetë të humbura në spitalin Infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto