COVID-19 / Flet pneumologu i njohur: Ja deri në sa javë pas shërimit antitrupat e humbasin fuqinë e tyre!

09:26 10/09/20204min90

Screenshot_1

I ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ pneumologu Dr. Adrian Jorgji foli për virozat e stinës, kujdesin që duhet treguar ndaj tyre dhe ngjashmëritë që kanë me Covid-19.

Gjatë bisedës, ai theksoi se më shumë rëndësi ka përballja me fenomenin, ndërsa shtoi se në një situatë të tillë si COVID-19, duhet kthyer vëmendja tek rritja e nivelin, pra duhet trajtuar çështje me rëndësi që ndihmojnë në parandalimin e kësaj situatë.

Po ashtu ai shtoi se një rëndësi të madhe i duhet dhënë edhe mjekut të familjes.

Sakaq Jorgji u shpreh se qytetarët nuk duhet t’i neglizhojnë shqetësimet dhe se koha në të cilën i drejtohemi mjekut ka shumë rëndësi për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Deri tani jam i kënaqur , por profesionisti duhet të bëjë punën me merak dhe qytetari që ka problemin duhet të jetë i kujdesur. Theksoj që edhe për COVID-19 në të përditshmen time, them se shumë e rëndësishme është koha në të cilën drejtohesh tek mjeku, të mos e neglizhosh, pra nuk shoh diçka kaq të madhe për tu trembur”, tha më tej ai.

Ndërkohë, sa i përket antitrupave, mjeku shpjegoi se pas 8 javësh kur pacienti është shëruar, fillojnë edhe humbet fuqinë mbrojtëse të tyre.

Pse bien antitrupat 8 javë pas shërimit?

Jorgji: Pas javës së tetë ata që e kanë kaluar, igG që është matësi i antitrupave, në një masë gati 70% fillon edhe bie. Unë do të thoja që duhet të tregohemi vigjilent në lidhje me këtë situatë.

Këtë vit do të duhet t’i kalojmë në këmbë virozat?

Jorgji: Referuar familjes së COVID, është një studim gjerman me 10 persona për familjen e COVID , që janë edhe shkaktarë të ftohurës së thjeshtë. Dhe ka rezultuar që deri në 3-4 herë në vit mund të infektohesh nga kjo familje. Theksoj se është detyrë qytetare që të tregojmë kujdes edhe nëse kemi një të ftohur të thjeshtë.

A duhet të rivendoset karantina?

Jorgji: Për fat të keq mendoj që COVID-19 do të shfrytëzohet, qoftë për arsye politike, ekonomi ndaj theksoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Bota po ndryshon, ka gjëra që nuk varen nga ne. Ka vende që kanë filluar të përgatisin njerëzit që mund të ketë mbyllje të re. Unë jam për faktin se ne duhet të përballemi me fenomenin dhe jo të fshihemi. Cila është përgatitja që bëjmë në? Kur jemi në merak për diçka duhet të përgatitemi për faktin. Kjo nuk bëhet me fjalë, por duke rritur nivelin në detyrë. Theksoj se mjeku i familjes është jo i vlerësuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto