Covid-19 depërton në universitetet e Britanisë së Madhe

14:47 23/09/20201min108
uni-1

Situata po bëhet alarmante në shkollat e Britanisë së Madhe, ku 80 studentë dhe 7 punonjës në Universitetin e Liverpool kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërsa në universitetin Abertay të Skocisë janë izoluar rreth 500 studentë të tjerë pasi është raportuar një rast i konfirmuar me koronavirus.

Në shkollat ku ka raste të infektuara, si masë paraprake po kërkohet që të bëhet një vetë-izolim i menjëhershëm.

Boris Johnson ka njoftuar bllokimin e ri që do të aplikohet në Britaninë e Madhe pas rasteve të shtuara me virus ndërsa ka siguruar që të gjitha shkollat dhe universitet do të rrinë të hapura.

Jo Grady, sekretari i përgjithshëm i UCU, doli kundër këtij vendimi:

“Për Boris Johnson të thotë se universitetet duhet të qëndrojnë të hapura ndërsa ne po shohim raporte të shpërthimeve të Covid në kampe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, është e pa tolerueshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto