Covid-19/ Bie numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

16:21 22/09/20201min97
Covid Maqedoni

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 88 persona kanë rezultuar pozitivë nga 1618 teste të kryera, gjatë 24 orëve të fundit.

Në të njëjtën periudhë kohe, janë regjistruar 5 viktima dhe janë shëruar 135 pacientë.

Betejën me Covid-19 e ka humbur një pacient nga Tetova i moshës 53 vjeçe, një 60 vjeçar nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 57 vjeçe, një pacient 60 vjeçar nga Struga dhe një tjetër 60 vjeçar nga Manastiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto