
Kosova ka regjistruar një ulje të lehtë të numrit të të infektuarve m Covid-19.
Në 24-orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja dhe katër persona kanë humbur jetën.
Po ahtu, gjatë kësaj periudhe kohe janë shëruar 150 pacientë.
Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ka rënie të personave të infektuar, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj Covid-19.
Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 692, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 600.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2.507.