Covid 19/ Basha mesazh shqiptarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten!

14:39 07/11/20204min70
WhatsApp-Image-2020-11-07-at-2.19.39-PM-600x338

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një videomesazhi për situatën me Covid 19. Ai thotë se tashmë është fakt që vala e dytë e kësaj pandemie ka trokitur te ne dhe se situata po rëndohet dita ditës.

Por nisur nga kjo, kryedemokrati i kërkon qytetarëve të ruhen sa më shumë, pasi siç tha, sistemi shëndetësor dhe ai ekonomik po shkon drejt kolapsit. Ipari i PD-së, shtoi ndër të tjera se në vend mungon lidershipi, ndërsa kryeministri Rama, jo vetëm që nuk mori parasysh propozimet e demokratëve, por e hedh edhe fajin për këtë situatë te qytetarët.

MESAZHI I PLOTE
Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike.

Ju shpreh ngushellimet e mia te gjithe familjeve qe kane humbur njerëzit e tyre të dashur ne betejen me coronavirusin.

 

 

Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundesia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë.

Te dashur bashkeqytetarë,

Shqiperia ka nevojë për lidership.

Për fat të keq, sot kjo na mungon. Vendi gjendet në krize shendetesore dhe ekonomike, pa asnje mase dhe plan per menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur dhe pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Dua të shpreh mirenjohjen, respektin dhe solidaritetin tim me mjeket, infermieret dhe te gjithe personelin shëndetësor qe sot po bejne te pamunduren per tu ardhur ne ndihme qytetareve, ndonëse pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik!

Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon.

Pamundesia ekonomike e ka bërë edhe me të veshtire perballimin e krizes shendetesore. Shumica e qytetareve nuk përballojne dot kostot e larta të medikamenteve qe perdoren per te trajtuar koronavirusin.

Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, ne ketë situatë shumë te veshtire, me përgjegjësi të plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kerkuar kryeministrit të pergjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.

E vetmja përgjigje është se fajin e kane qytetaret.

Nuk eshte faji i qytetareve, mungesa e mjekeve, e laboratoreve, e testimeve, e kapaciteteve spitalore. Nuk eshte faji i qytetareve per cmimet me te larta ne rajon te barnave per trajtimin e semundjes, rritja e papunesise dhe pamundesise ekonomike.

Ne, kemi mbështetur qe nga fillimi çdo hap ne mbrojtje te shendetit te njerezve dhe kemi ofruar zgjidhje.

Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe te veprimit nga ana e saj.

Te dashur bashkeqytetare,

Asgje nuk eshte me e çmuar se jeta dhe shendeti juaj. Prandaj ju bej thirrje te tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për te mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto