Coronavirusi, Koreja e Veriut paralajmëron banorët për ‘pluhurin e verdhë’ që vjen nga Kina

17:02 23/10/20202min82
North_Korea_Kim_90986-780x439

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë brenda për shkak të frikës të “pluhurit të verdhë” i cili vinë nga Kina dhe mund të transmetojë coronavirusin tek popullata e tyre.

Sipas BBC,rrugët e kryeqytetit Pyongyang thuhet se ishin zbrazur të enjten pas këtij paralajmërimi.

Koreja e Veriut pretendon se vendi nuk po përballet me pandeminë e coronavirusit, mirëpo ka qenë në gatishmëri të lartë që nga muaji janar me mbyllje të rreptë të kufijve dhe kufizime të lëvizjes.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka ndonjë “lidhje” mes reve të stuhisë sezonale me COVID-19.

Sidoqoftë Koreja e Veriut nuk është i vetmi vend që sugjeroi një bashkëveprim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto