Çmimi Nobel për kimi u fitua nga dy studiuese të ADN-së

15:09 07/10/20201min92
Screenshot_78

Dy shkencëtare kanë marrë çmimin Nobel për kimi për 2020, pasi zhvilluan mekanizmat për të modifikuar ADN.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, janë gratë e para të cilat u shpallën fituese të këtij viti për shkak të punës së tyre në teknologjinë e modifikimit të gjenomës.

Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr Cas9, është një mënyrë për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN e qelizave të gjalla.

Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer A Doudna do të ndajnë çmimin rreth 870,000 paund të shpallur të mërkurën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Studiuesit fituan çmimin për “për zhvillimin e një metode për redaktimin e gjenomit”, sipas citimit zyrtar nga komiteti Nobel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto