
Një ciklon i fuqishëm pritet të godasë Greqinë duke nisur nga dita e enjte pasdite dhe do të arrijë kulmin ditën e premte.
Cikloni me emrin “Lanos” nisi ne jug të detit Jon dhe meteorologët parashikojnë se Athina do të jetë shumë e rrezikuar dhe priten dëme materiale. Parashikohet që pas futjes në tokën greke, në rrezik do të jenë dhe ishujt e Egjeut (Kreta dhe ishujt përreth).
Shërbimi Meteorologjik Kombëtar i Greqisë u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë mjaft kujdes.
Në Shqipëri, ndikimi i ciklonit do të jetë i vogël, vetëm më erëra dhe shira lokalë ne jug dhe juglindje të vendit.