Çifti presidencial pozitiv me Koronavirus, reagon Monika Kryemadhi

14:33 02/10/20202min207
monika-wefrefef-700x470-1

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ në lidhje me lajmin se Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melanie, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për një shërim të shpejtë për Zonjën e Parë, Melania Trump dhe Presidentin e SHBA Donald Trump”,- shkruan në reagimin e saj Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kështu, një muaj para zgjedhjeve presidenciale, Trump duhet të karantinohet dhe të luftojë me COVID-19, teksa mësohet se është infektuar nga këshilltarja e tij mediatike, Hope Hicks.

Bashkë me bashkëshorten ata do e kalojnë në karantinë COVID-19, teksa ka dhënë mesazhin se: “Do e kalojmë këtë së bashku”.

“Këtë mbrëmje, Melanie dhe unë testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHKË!”- tha Presidenti Trump.

Infektimi i çiftit presidencial në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë reagime në shumë vende të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto