Çifti nga Karolina e Veriut humb jetën nga COVID-19, i thanë lamtumirë njëri-tjetrin dhe vdiqën të kapur për dore

15:56 11/09/20201min89
1-113-780x439

Një çift nga Karolina e Veriut kanë ndërruar jetë brenda pak minutave si rezultat i COVID-19, dhe atë duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit, shkruan Neë York Post.

Johnny Lee Peoples, 67-vjeç dhe gruaja e tij Cathy Darlene Peoples, 65, ndërruan jetë nga coronavirusi pas plotë një muaji betejë me COVID-19 në spitalin e Salsburyt.

Duke para se ishin në momentet e fundit të jetës, stafi i spitalit i vendosën në një dhomë së bashku ku i dhanë lamtumirën e fundit njëri-tjetrit.

“I futëm në të njëjtën dhomë, ia kapën njëri-tjetrit dorën dhe në një distancë kohore prej katër minutave kanë ndërruar jetë të dy”, thuhet në kumtesën e spitalit.

Dyshja ishin bashkë për 50 vite e të martuar për 48 vite. Shane tani ka mbetur me zemër të thyer për humbjen e prindërve. Varrimim i tyre është mbajtur pa pjesëmarrjen e familjarëve për të shmangur përhapjen e mëtejme të COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto