Chrissy Teigen zbulon “padashje” gjininë e bebit që pritet të vijë në jetë!

15:31 18/09/20202min84
wochit_20200813_teigen_311618_560x315_1775621187988-696x392

Chrissy Teigen dhe John Legend do të bëhen së shpejti prindër për herë të tretë. Kjo shtatzani ishte tejet e papritur për çiftin e njohur, të cilët prej vitesh mendonin se nuk mund të arrinin dot të kishin një shtatzani natyrale.

 

Teksa qëndronte e shtrirë në krevat, Chrissy ka bërë një Live në Instagram ku u kthente përgjigje fansave. Pikërisht në këtë Live Chrissy zbuloi edhe gjininë e bebit, duke thënë se është në pritje të një djali.

 

Për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, Chirssy do të qëndrojë në regjim shtrati për pjesën e mbetur të shtatzanisë. “Po rritet bukur, gjithçka është mirë. Ndihem vërtet mirë, por placenta ime është vërtet, vërtet e dobët dhe kjo po më bën të kem hemorragji,” ka thënë ndër të tjera Teigen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto