Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Mozzik? Përplasje virtuale apo…(FOTO)

14:20 12/10/20213min46
nn-600x360

Një postim i Mozzik-ut, përmes të cilit paralajmëron këngën e re, është bërë shkak i një përplasjeje virtuale me Noizy-n. Reperi nga Kosova shprehet se pritet të nxjerrë projektin e parë nga albumi i ri që ka nënkuptuar se mund të quhet “Lamboziki”.

“Këtë muaj del konga e albumit me videoklip. Nuk dua me e zgjatur shumë! Kanë me thy krejt rekordet e rekordet e rekordeve.” Tërmet 100 % Lamboziki.”, shkroi Mozzik. Kjo ka sjellë reagimin e reperit tjetër, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj tij.

“Këtë muaj do të nxjerr një këngë që do të trondisë vendin. Ju premtoj. Kush do me vu bast?”, tha Noizy. “Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojnë tu t’kopju edhe statuset. Jo tërmet jo ç’tërmet”, shkroi ai.

Nuk vonoi shumë dhe replika e Mozzik-ut, duke iu referuar fjalëve të tij si llomotitje. Megjithatë, kjo mund të jetë dhe një “strategji” nga ana e reperëve për të paralajmëruar një duet mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *