Çfarë po ndodh me artistët shqiptarë? Ndryshime të papritura profesionesh për të mbajtur fort “famën”!

11:14 30/09/20206min102
vip-1

Duket se pandemia ka shkaktuar dëme më të mëdha sesa mendonim në karrierën e artistëve shqiptarë. Nëse deri më përpara, kishim një listë specifike për këngëtarët dhe një listë me emra të tjerë për moderatorët, tashmë në këto lista është bërë një lëmsh i madh. Të qënit personazhe të njohura, jep automatikisht të drejtën për të “zotëruar” çdo profesion që mund të leverdisë për momentin, të paktën këtë kuptojmë me lëvizjet “profesionale” të artistëve tanë. I pari që e ka nisur këtë “lojë profesionesh” ka qenë Kastro Zizo, i cili dy sezone më parë solli një “Late Night Show”.

 

Surpriza e radhës erdhi nga Robert Berisha, këngëtar prej vitesh i cili tashmë do të shfaqet në rolin e moderatorit. Ideja për programin e tij, nisi thjesht nga sugjerimet e ndjekësve teksa bënte një live në Instagram, të paktën kështu thotë Roberti.

 

Një tjetër këngëtare që tashmë e quan veten moderatore, është Adelina Ismajli. Një emër mjaft i vlerësuar në tregun muzikor, por ndoshta pandemia nuk e favorizon shumë krijimtarinë muzikore duke qenë se koncertet praktikisht janë pezulluar. Adelina ka njoftuar fansat e saj se në fillim të tetorit, do të shfaqet në rolin e moderatore, në programin e saj “Tetë a tetë me Adelinën”.

Pastaj kemi dhe moderatoret që pas vitesh në ekran, tentojnë të sprovojnë veten në muzikë siç është rasti i Luana Vjollcës, por fundja me këtë fakt jemi mësuar prej disa kohësh.

 

Një tjetër personazh, jo aq i konsoliduar sa emrat e mësipërm, është Olimpia Smalaj. Këngëtarja e cila u bë e njohur nga programi “Xing me Ermalin”, duke vazhduar më pas si moderatore në një emision mëngjesi dhe tashmë si një konkurente në “KinoStar”, rubrikën e “E Diell” ku do të konkurojnë talentet e reja në aktrim. Tani nëse këto janë “pasione” të vjetra apo mënyra për të fituar të ardhura si pasojë e pandemisë, kjo mbetet një përgjigje që nuk mund ta japim dot ne.

 

Megjithatë, ndoshta dikush duhet tu tregojë personazheve se për të marrë “tituj” të caktuar profesionesh, nuk mjaftojn vetëm fama, por vite të tëra pune sikundër i kanë këngëtarët apo moderatorët e tjerë në profesionet përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *