Çfarë i ka bërë personazhet shqiptare të “fiksohen” pas këtij dokumentari?

15:35 15/09/20202min91
arb-1-1

Këto ditë në rrjete sociale ka patur postime pafund nga personazhet e famshme rreth dokumentarit “The social dilemma”. Ky prodhim i Netflix, është mbështetur gjerësisht nga VIP-at, të cilët e sugjerojnë si një dokumentar që duhet parë patjetër.

Dokumentari përfshin disa intervista të gjata me ish-ekspertë të tekonologjisë të kompanive më të mëdha. “The Social Media” tregon se si koha jonë përkthehet në fitim, se si ka më shumë përfitime nga dezinformimi se sa nga e vërteta dhe mënyrat se si po shkatërrohet demokracia.

Në të theksohet se si rrjetet sociale kanë efekt në identitetin e të rinjve, në vetëvlersimin e tyre dhe aftësinë për t’u lidhur me të tjerët përtej ekraneve. Disa prej personazheve shqiptare që e kanë sugjeruar janë Arbana Osmani dhe Sara Hoxha. Ndërkaq, “The social dilemma” tashmë është “trending” në rrjet, pra po përflitet në çdo rrjet social.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto