Çështja e detit me Greqinë / Ja çfarë zgjidhjeje jep Rama nga Samiti i Athinës… (VIDEO)

12:07 16/09/20204min159
Screenshot_2-32

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Samitin e organizuar nga “The Economist” në Athinë, ku mbajti edhe një fjalë, ku ndër të tjera tha se duhet të jemi më të fortë kur goditemi nga valët e populizmit, ndërsa foli për çështjen e detit me Greqinë dhe përplasjet turko-greke në Mesdheun Lindor.

Sipas Ramës, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si shtete duhet të ngrihen në nivelin e marrëdhënieve mes dy popujve, ndërsa shtoi se çështja e detit duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare, për të shmangur siç tha ai, patriotizmat në të dy vendet.

Pjesë nga deklarata e Kryeministrit Rama për çështjen e detit:

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni të keni më shumë kohë. Ky është një rajon shumë interesant. Na pëlqen shumë të flasim. Do të thosha thjesht se kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Jam besimplotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas, herë pas here, kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, në fakt janë thjesht çështje që nuk kanë zjarr në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve siç janë marrëdhëniet mes dy popujve. Çfarë shoh nga miqtë grekë, nuk ka ndjesi negative apo mëri mes njerëzve. Është krejt e kundërta. Ne ua detyrojmë njerëzve ti çojmë marrëdhëniet në këtë nivel.

Me qeverinë e re jemi në drejtimin e duhur. Mund të zgjidhim jo vetëm këtë por edhe çështje të tjera për të mos u përdorur më nga forcat errëta politike në vendet tona. Zgjidhja më e mirë Gjykata Ndërkombëtare shmang patriotizmat”, u shpreh Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto